Portugalia zyrtarizoi sot trajnerin e ri. Santos mbylli ciklin e tij disa vjeçar në krye të luzitanëve pas dështimit në Kupën e Botës. Roberto Martinez, ish-trajneri i Belgjikës, është emëruar në krye të pankinës së Portugalisë.
Ky lajm ka gëzuar më së tepërmi Kristiano Ronaldon. Në konferencën për shtyp Martinez ka dhënë mesazh të qartë për qendrimin që do të mbajë për 5 herë fituesin e Topit të Artë. Ai është shprehur se Ronaldo meriton respekt, çka nënkupton se ylli portugez pritet të rikthehet titullar në Kombëtaren e tij.
“Kristiano Ronaldo meriton respekt pas 19 viteve që është pjesë e ekipit kombëtar. Ne do të flasim bashkë rreth kësaj së shpejti”, ka thënë Roberto Martinezi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/