Trajneri i PSG reagon ashpër për tifozët: Ata e panë Europën me sy nga mua, tani shajnë nënën time 83-vjeçe që vuan nga kanceri

PSG ishte në formë të keqe dhe ndeshja në Nice ishte shumë e rëndësishme, me ekipin e Galtier që u përgjigj me sukses në fitoren 2-0 falë golave të Mesit dhe Ramosit. Me këtë fitore, PSG-ja mbeti lider me gjashtë pikë epërsi ndaj Lens, i cili ka 63 pikë, aq sa mund të ketë Marseille nëse fiton sonte ndaj Lorientit.

Galtier do të përpiqet të fitojë titullin, por më herët u eliminua nga Kupa nga Marseille dhe Bayern e eliminoi në 1/16 e Champions League. E ardhmja e Galtier diskutohet shumë dhe ka shumë mundësi që këto të jenë ndeshjet e tij të fundit në pankinën e PSG-së. Sido që të jetë, në fund të sezonit trajneri do të largohet, do të vijë dikush i ri dhe mbrëmë ish-trajneri i Nice ka marrë një “përshëndetje” të tmerrshme nga tifozët e skuadrës që drejtonte para se të transferohej në PSG.

“Pse reagova kështu? E patë? A dëgjuat? Nëna ime është 83 vjeçe dhe vuan nga kanceri dhe e shanë. “Dhe nëse këta njerëz që janë në tribuna shikojnë ndeshjet e garave evropiane, kjo është falë punës sime sezonin e kaluar”, tha Galtier. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *