Kristiano Ronaldo është kthyer në një çështje diskutimi te Portugalia. Një pjesë e opinionit sportiv mendon se 5 herë fituesi i Topit të Artë është shndërruar në një barrë për luzitanët. Por trajneri i ka dalë përsëri në mbrojtje. Martinezi ka thënë përpara gazetarëve se Ronaldo krijon shumë hapësirë për shokët e ekipit dhe se forma e tij fizike nuk mund të vihet në dyshim.
“Kristiano është mësuar të jetë në vendin e duhur në kohën e duhur. Ai është shumë i disiplinuar në pozicionin e tij dhe gjithashtu krijon hapësirë ??për shokët e tij të ekipit.
Gjendja e tij fizike dhe mendore nuk është në dyshim. Mund të na duhet të bëjmë ndryshime në ndeshjen tjetër, por çdo vendim e bazojmë në informacionin dhe të dhënat që kemi”, ka deklaruar Roberto Martinezi./Sport Ekspres/