Trajneri i Partizanit qëndron mbi të tjerët, publikohet formacioni i javës në Superiore

Me përfundimin e javës së 13-të të kampionatit “Abissnet Superiore”, trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave u mblodhën dhe përcaktuar formacionin dhe trajnerin më të mirë të kësaj jave.

Në portë qëndron Marco Alia (Skënderbeu), teksa qendërmbrojtja e javës është e përbërë nga: Marcelino Preka (Partizani), Bruno Lulaj (Elbasan). Në krahët e kësaj vije qëndrojnë Agan Mjaki (Laçi) dhe Blerim Kotobelli (Teuta).

Tre mesfushorët e kësaj jave janë përzgjedhur: Regi Lushkja (Egnatia), Arinaldo Rrapaj (Partizani) dhe Ledio Tresa (Laçi).

Reparti i sulmit është i përbërë nga Tedi Cara (Partizani) në të majtë dhe Kevin Dodaj (Vllaznia) në të djathtë, ndërsa Walid Jarmouni (Tirana) qëndron i vetëm në majën e sulmit.

Trajneri i javës është përzgjedhur Aleksandar Veselinoviç.