Trajneri i njohur portugez ka ardhur me objektivin e madh te Katari: Duam të arrijmë ëndrrat e Federatës dhe tifozëve

Carlos Queiroz është trajneri i ri i Katarit. Portugezi ka një përvojë mjaft të madhe në drejtimin e ekipeve kombëtare, ku ka pasur edhe suksese me kualifikimin e tyre në Kupat e Botës. Një objektiv që pritet të arrihet edhe nën drejtimin e Katarit. Queiroz ka shkruar në llogarinë e tij në “Twitter“ se ky është një rrugëtim i veçantë në të cilin dëshiron të arrijë ëndrrat e Federatës dhe tifozëve katariotë.

“Dua të shpreh mirënjohjen time për mundësinë për të ndarë eksperiencën dhe njohurinë timë me këtë familje të madhe. Ky është fillimi i një rrugëtimi të veçantë, një aventurë e madhe, ku ne duam të arrijmë të gjitha ëndrrat që Federata dhe tifozët e Katarit po presin. Faleminderit”, ka shkruar Carlos Queiroz./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online