Kur thua Gjermani, thua elitë! Në çdo drejtim! Ka rregulla, ligje, Fair-Play dhe tolerancë zero. Mjafton të kujtohet një gotë plastike bosh që goditi një anësor në një ndeshje të Sant Paulit dhe klubi nga Hamburgu u dënua shumë rëndë.
Rasti më i fundit që flet për rregullin dhe forcën e ligjit edhe në sportin gjerman vjen nga Leverkuzeni, ku trajneri Hajko Herrlish ka marrë një gjobë spektakolare: 12.000 euro!
Ish-futbollisti i njohur kreu një veprim të shëmtuar në një ndeshje kupe kundër Gladhabut në dhjetor: një futbollist i shkoi pranë dhe e preku kur po tentonte të merrte topin për një rivënie anësore. Aq u desh që Herrlish të rrëzohej në tokë sikur e kishte goditur një tren, por pamjet filmike e gozhduan. Shihni arsyen pse mori gjobën rekord.
Eine Schwalbe macht noch keinen #herrlich ähh Frühling und mittendrin unser @Denis_zak20 #BMGB04 #ybforever pic.twitter.com/Lyse5PRz3t
— Peter Lüthi (@peterluethi) December 21, 2017