Trajneri i Kosovës tregon shqiptarët në mënyrë të veçantë në Kroaci: Të gjithë duan të luajnë sulmues krahu, askush nuk do të luajë si mesfushor

Trajneri i Kosovës, Primož Gliha, njihet për deklaratat vërtet interesante duke qenë një profil më shumë i pëlqyer jashtë fushës së blertë, i adhurueshëm për mediat. Gliha ka thënë një tjetër perlë në Kroaci, teksa i ka përshkruar shqiptarët me një fjali të vetme.

“Unë do të flas me Federatën Kroate të Futbollit për të organizuar një ndeshje miqësore në mars, edhe pse kam kontratë vetëm deri në nëntor. Është shumë mirë për mua, kam tre vjet që punoj në Kosovë. Jeta është pothuajse si në Zagreb.

Tani kemi më pak lojtarë nga liga e Kroacisë se më parë, sepse shumë lojtarë tanë kanë lindur jashtë vendit. Nga klubet kroate e kam Sahitin, por në krahët e kemi konkurrencën më të madhe, po ashtu u them lojtarëve të mi që po të ishte për ta, të gjithë do të luanin si sulmues anësorë dhe askush nuk do të ishte mesfushorë”, tha Gliha pas një vizite në Kroaci. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online