Trajneri i Kosovës reagon për festën ndaj Shqipërisë: E palogjikshme të mundësh dikë e të mos festosh

Shqipëria U-21 arriti të mposhte një javë më parë bashkëmoshatarët e Kosovës me rezultatin 2-1 në një ndeshje të vlefshme për kualifikueset e europianit. Në media u përfol shumë edhe festa që kuqezinjtë bënë në dhomat e zhveshjes pas fitores, ndërsa pati edhe nga ata që ngritën pikëpyetjet e tyre nëse duhej bërë një gjë e tillë kur dihej se përballë ishte Kosova.

Mbi këtë ngjarje ka folur edhe trajneri i Shpresave të dardanëve, Rafet Prekazi, i cili gjatë një interviste të dhënë për KTV thotë se nuk do të ishte logjikshme nëse nuk do të festohej në dhomat e zhveshjes dhe shton se kritikat duhen lënë mënjanë për këtë pjesë.

“Unë gjithmonë shkoj nga këndi sportiv. Çdo lojtar, çdo kombëtare ka të drejtë të gëzohet në dhomat e zhveshjes. Për mua është e palogjikshme kur e mund dikë të mos gëzohesh. S’ka vend aty për kritikë. Kam uruar për fitoren. Duhet të merrem me problemet e mia dhe skuadrës sime”, u shpreh Prekazi./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online