Kukësi nuk po e gjen dot ende ecurinë positive në këtë sezon të ri. Verilindorët janë në kërkim të fitores së parë edhe pas javës së tretë të Superiores. Ekipi i Gegës kaloi i pari në avantazh me anë të Zivkovic në minutën e 60.
Nuk kaluan shumë minuta që Prenkocevic të barazonte shifrat. Në minutat e fundit i gjithë Kukësi ishte hedhur përpara për të gjetur golin e avantazhit. Tërësisht e papritur, në të 90 do të vinte një predhë e Mehmetit nga distanca që u ndal në cepin e rrjetës.
Kështu Kastrioti arriti të përmbyste 1-2 Kukësin. Nga ana tjetër Teuta dhe Erzeni janë ndalur në barazim pa gola. Por shumë ka për t’u diskutuar në atë minutë të 70 të takimit ku Erzenit i është anuluar një gol për pozicion jashtë loje, ndërsa përsëritjet e pamjeve treguan krejtësisht të kundërtën. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Oversport”:
Cela: “Kjo javë ishte për t’u marrë shembull. Kisha besim shumë se do të fitonim ndaj Kukësit, sigurisht që kishim edhe pak fatin me vete. Por kam pasur besim që në ditën e parë të javës, sepse ndeshja fillon në ditën e parë të javës. Djemtë kanë pasur një rregjim gjatë gjithë javës dhe dua t’i përgëzoj. Po rritem me këtë skuadër. Ne kemi mbajtur grupin e vjetshëm dhe jemi përforcuar më tepër”.
Arapi: “E dinim që do të ishte një rival i vështirë, që mbrohej me shumë forca mbrapa dhe ka lojtarë të shpejt në kundërsulm. Gotën duhet ta shoh plot. Në momentin që dikush mbrohet në këtë mënyrë, nuk ka hapësira. Kemi qenë të tërhequr në aspektin sulmues”.