“Trajneri i Interit është penduar për një gjë, por nuk do e pranojë në media kurrë”, e zbulon ish-kapiteni i zikaltërve për rivalitetin me Milanin

Milan-Inter, rivaliteti i titullit kampion ka shkuar deri në javën e fundit të Serisë A. Pas fitores së kuqezinjëve me Atalantën, zikaltërit nuk u dëshpëruan aspak dhe arritën të mposhtën Cagliarin me shifrat 1-3.

Ndërkohë ish-kapiteni i Interit, Beppe Bergomi, shprehet se Inzagi ka një pendim të madh që nuk do ta pranojë kurrë në media, humbjen e rrugës për titullin kampion ndaj Bolonjës. “Inzagi është penduar, por kurrë nuk do t’jua thotë në media. Të luash një ndeshje të prapambetur është ndryshe nga ndeshjet që luan të shtunën apo të dielën, së bashku me gjithë të tjerët.

Për një kohë të gjatë ti i llogarit ato tre pikë të fituara pa luajtur. E pashë që ndaj Bolonjës nuk u menaxhua mirë situata që te qëndrimi i lojtarëve, nuk ishte aspak pozitiv gjatë gjithë ndeshjes. Kjo ndeshje kushtoi shumë. Por duhet ta pranoj se gjatë kampionatit Milani ishte më i fortë”, tha Bergomi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *