Trajneri i Francës kthen në Kombëtare 33-vjeçarin që luan në Arabi, zbulimi i PSG-së do të debutojë në Euro 2024

Kombëtarja e Francës ka shpallur sot listën e lojtarëve më të cilët do të provojë të fitojë Euro 2024-n. Deshamp ka rikthyer në ekipin kombëtar Ngolo Kantenë. Një vendim i papritur, duke ditur që mesfushori 33-vjeçar luan në kampionatin arab. Por Deshampi beson te Kanteja dhe nënvijëzon faktin se pavarësisht nivelit të futbollit në Arabi, lojtari francez numëron 4000 minuta lojë përgjatë sezonit.

Ndërkaq në listën me 25 lojtarë ka edhe një risi. Bëhet fjalë për Bredli Barkolanë. Futbollisti 21-vjeçar ishte zbulimi i PSG-së këtë sezon, ku ka shkëlqyer në krahun e majtë të sulmit. Barkola nuk është grumbulluar asnjë herë nga Kombëtarja franceze më parë dhe debutimi i tij vjen në një ngjarje madhore si Kampionati Europian Gjermani 2024./Halit Delibashi-Sport Ekspres/