“Trajneri i cigareve” mban në duar edhe të ardhmen e Thomas Strakoshës, vendoset brenda pak ditësh

Thomas Strakoshës i është paraqitur mundësia e rinovimit të kontratës. Shumë momente të vështira ka kaluar gardiani shqiptar në sezonin që lamë pas teksa u ul në stol nga Pepe Reina. Këtë herë trajneri ka ndryshuar te Lacio teksa mbërriti njeriu i cigareve, Mauricio Sarri.

Ky i fundit ka në dorë vendimin për Thomas Strakoshën. Nëse Sarri vendos që Strakosha të jetë zgjidhje e dytë, portieri i Kombëtares është i larguar nga Lacio. Ky është raportimi i “Corriere dello Sport” ndërsa në ditët në vijim do të mësohet përfundimisht edhe vendimi mbi këtë portier. /Sport Ekspres/

One thought on ““Trajneri i cigareve” mban në duar edhe të ardhmen e Thomas Strakoshës, vendoset brenda pak ditësh

  1. traineri duhet te fusi strakoshen tomasin portier te par ;;;; tomas eshte me i mir se plaku re ina e pame s goli hongri kott plaku ;;; inzagi ishte racist ndyresira ;;

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *