Mbështetja për lojtarët shqiptarë te Zvicra? Hallaçi me tjetër këndvështrim: Nuk luajnë për Shqipërinë, në fund fiton Zvicra

Zvicër-Spanjë do të jetë çerekfinalja e parë që do të zhvillohet në këtë europian. Helvetët arritën që të kalonin Francën me anë të ruletës ruse, me Granit Xhakën që ishte ylli i ndeshjes. Por mesfushori shqiptar do të mungojë për shkak kartonësh. A janë të gjithë shqiptarët në mbështetje të Zvicrës kundër Spanjës? Hallaçi ishte i ftuar në emisionin “Sport Magazine” që transmetohet në “Ora Neës”, duke u shprehur:

“Spanja ka emra të rinjë, nuk ka ata futbollistët që jemi mësuar të shohim. Nuk ka më emra si Ksavi dhe Iniesta. Janë futbollistë të rinj, por mua më bëhet qefi për faktin se nuk e kanë ndërruar asnjëherë stilin e lojës së tyre. Mund të arrijnë larg. Ne i urojmë shumë fat shqiptarëve që luajnë me Zvicrën, por mos të harrojmë që luajnë me Zvicrën, nuk luajnë me Shqipërinë. Në fund fiton Zvicra”, ka thënë Hallaçi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online