Trajneri i Bate Borisov mërzit tifozët e Partizanit me deklaratën: Menduam se do e mbushnin stadiumin në Shqipëri, nuk rezultoi kështu…

Trajneri i Bate Borisov, Kiryl Alsheuski, ka mërzitur disi tifozët e Partizanit me deklaratën e fundit. Tekniku i bjellorusëve u shpreh se priste një “Air Albania” të mbushur në çdo karrige, por pritshmëritë e tij nuk u plotësuan. “Kishim frikë se stadiumi do të mbushej deri në fund.

Ne e kishim llogaritur kështu, donim të luanim me shumë tifozë. Doli që nuk ishte kështu. Por do të them se tifozët më aktivë të shqiptarëve krijuan një atmosferë të këndshme futbolli. Dhe duke marrë parasysh faktin se tribunat janë afër fushës, ata mund të ndiheshin”, tha Alsheuski. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *