Trajneri i Atalantës tregon rëndësinë e mbrojtësit të Shqipërisë: Rrëshqitëm pak kundër Romës kur doli Berat Gjimshiti

Berat Gjimshiti duket i pafat te Atalanta. Mbrojtësi i Shqipërisë ka pësuar një tjetër dëmtim. Për këtë arsye do të dilte nga minuta e 73 e takimit kundër Romës, por ekipi i tij arriti të fitonte me shifrat 3-1.

Vlera e Gjimshiti është e madhe për Atalantën. Këtë e ka pohuar edhe vetë trajneri i skuadrës nga Bergamo, Gasperini. “Nuk e kam ndjesinë se Roma na dominoi dje. Ne thjesht kemi rrëshqitur pak kur na u largua Gjimshiti nga fusha”, tha trajneri i Atalantës, për të vendosur në dukje vlerën e këtij lojtari. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *