Trajneri i Anglisë e thotë hapur: Fituam 5-3, por isha 1 muaj i mërzitur pas Kosovës

Anglia do të surprizohej menjëherë ndaj Kosovë pas një gabimi fatal në mbrojtje, atje ku Valon Berisha nuk fali për të gjetur golin e parë në fillimin e ndeshjes. Por më pas do të vinte edhe përmbysja e tre luanëve, që i mbyllën 45 minutat në rezultatin 5-1.

Kosova do të rikthehej si protagoniste në pjesën e mbetur të takimit, për t’i ngushtuar shifrat në 5-3. Kështu do të mbaronte edhe kjo përballje, që trajneri Southgate e ka vuajtur për një muaj. Të paktën kjo është ajo shpreh në konferencë:

“Një nga punët më të vështirë për mua, ishte që të flisja pas Kosovës dhe ne nuk ishim të lumtur. Kështu, ti fiton me shifrat 5-3 dhe je i mërzitur për një muaj. Kemi bërë disa gabime të pafalshme në mbrojtje. Kemi prespektiva dhe pritshmëri të larta për veten tonë. Nuk duhet të bëjmë ndalesa që tani”, ka thënë Southgate. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online