Në panelin e studios së “Ora Sport“ në “Ora TV” është diskutuar gjatë humbja 2-1 e Kombëtares kundër Izraelit. Ish-futbollisti i Shqipërisë, Ilir Alliu, ka kritikuar lojën e Elseid Hysajt. Alliu është shprehur se trajneri duhet të ndërhyjë me zëvendësim për të shpëtuar dinjitetin e një lojtari që nuk po kalon formën e duhur.
“Një trajner kur e pëlqen shumë një lojtar, për t’i ruajtur personalitetin dhe dinjitetin, e zëvendëson që minutën e 20. Nuk e lë të degradojë më shumë. Por e zëvendëson dhe e i ruan dinjitetin”, ka thënë Ilir Alliu./Halit Delibashi-Sport Ekspres/