“Do afroja një brazilian dhe ta bëja shqiptar”, Martini hedh idenë e re: Nuk është turp, Gjermania është e mbushur me të huaj

0

Edi Martini ka hedhur një ide të re në studion e emisionit “Ora Sport“ në “Ora TV”. Ish-trajneri i Teutës nuk e sheh të pazakontë natyralizimin e lojtarëve të huaj. Martini sugjeron pajisjen me pasaportë shqiptare të futbollistëve brazilianë apo të kombësive të tjera për të veshur fanellën kuqezi. Një strategji e njëjtë me atë të Federatës së Mundjes, ku çeçeni Abakarov fitoi medaljen e artë për Shqipërinë.

“Kemi një Bajrami që mund të na shërbejë te 4-2-3-1 ose te 4-3-3. Kemi një Cekiçi po ashtu. Por unë problemin më të madh e shikoj që s’kemi një mbrojtës të majtë. Hoxhallari në 90% të ndeshjeve ka luajtur stopper dhe të kthesh një qendërmbrojtës në mbrojtës të majtë është pak problem. Ritmi është pak më i lartë. Normalisht Trashi mund të jetë një alternativë. Por unë nuk do e kisha fare siklet, do të afroja një brazilian që nuk luan me Kombëtaren e Brazilit, ose një lojtar tjetër që nuk luan me Kombëtaren e tij. Ta afrojmë dhe ta bëjmë shqiptar, sepse po ndodh që edhe një Kampion Bote të mundjes me pasaportë shqiptare na shpalli kampion. Nuk është turp, sepse Gjermania është e mbushur me të huaj. Edhe Anglia gjithashtu”, ka thënë Edi Martini./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.