Trajnerët të gjithë me një mendje: Të hiqet rregulli i golit në fushën kundërshtare nga Champions League

Goli në fushën kundërshtare është një rregull që u vendos në vitin 1960 dhe arriti të mbijetojë në ditët e sotme. Ky ligj ka krijuar shumë drama në futboll, pasi shumë skuadra janë eleminuar nga ky faktor. Jo më larg se 1 javë më parë Juventusi ra pre e këtij rregulli, pasi u eleminua me një gol në fushë kundërshtare përballë Lyon (2-1, 0-1). Shumë trajnerë kanë kërkuar që vitin e ardhshëm ndeshja të shkojë në shtesë, në raste se golavarazhi është i barabartë.

Arsene Ëenger: “Ky rregull u krijuar në vitin 1960 dhe tashmë goli në fushën kundërshtare ka mjaft rëndësi. Po shohim ekipe çdo vit që eleminohen pa meritë. Allegri: Lojtarët luajnë me presion mjaft të madh nëse pësojnë gol brenda fushës. Çfarë kuptimi ka të eleminohesh kur shënon numër të njëjtë golash”.

Gjithashtu dhe përfaqësuesi i Champions League, Giorgio Marchetti, ka mbështetur nisëm e trajnerëvë për heqjen e këtij rregulli. “Trajnerët mendojnë se tashmë nuk është më e vështirë të shënosh gol në fushën kundërshtarëve, pasi lojtarët janë mësuar me presionin e tifozëve. Prandaj ata mendojnë se ky rregull duhet hequr dhe ne atë do të bëjmë”- u shpreh Marchetti./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *