Nga Klaudio Ndreca
Të jesh normal në këto kohë, lehtësisht etikohesh i çmendur! Ky është edhe rasti i Genaro Gatuzos që asnjëherë nuk mund t’i përshtatet futbollit si biznes, duke u futur tek pjesa e madhe e njerëzve që e shohin këtë sport në këtë mënyrë. Për Gatuzon është vetëm pasion pjesëmarrja në futboll dhe këtë e ka treguar gjithmonë.
Dikur si futbollist dhe tani si trajner. Teksa do të largohej nga Milani i fali kuqezinjëve gjithë pjesën tjetër të mbetur të parave pasi nuk i intereson. Ndërkohë së fundmi mediat italiane raportojnë se tekniku i Napolit është gati të heq dorë nga një pjesë e pagës së tij që ekipi të blejë një sulmues.
Bëhet fjalë për Osimhen që luan aktualisht me Lille dhe konsiderohet si një talent i madh që po lind në Francë. Ky operacion do t’i kushtojë 81 milionë euro ekipit italian dhe për ta është një shifër rekord. Gjithashtu edhe rroga që kërkon francezi është 5 milionë euro, ndërsa ulja e pagesës së Gatuzos do të jetë një ndihmë për presidenti De Laurentis për të mbërritur te transferimi i Osmihen.
E në rastin paralel kemi Konten që kërcënon me largim Interin nëse nuk do të blejnë lojtarët që dëshiron. Sigurisht, drejtuesit e zikaltërve as që duhet ta dërgojnë ndërmend për t’ia prekur rrogën Kontes. /Sport Ekspres/