“Trajerët nuk e dinë nesër ku e kanë të ardhmen“, Gega: Imagjinoni, Gjici e Demi për çfarë i hedhin lekët? Edhe oqean të ishte do mbaronte

Skënder Gega ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisonin “Zona Gol“ në “Supersport“ ku ka folur gjerësisht mbi temat aktuale të futbollit shqiptar. Trajneri i Kukësit ka komentuar situatën e krijuar nga bojkoti dhe është i mendimit se duhet krijuar një bazë e shëndetshme ligjore për sportin dhe të dyja palët të gjejnë një zgjidhje sa më të shpejtë. Më tej ka folur edhe për ekipin e tij, largimet, afrimet dhe shiritin e kapitenit.

“Është në majat e futbollit. Të luash me Romën në atë moshë janë të pakta fjalët. Besoj se nuk do ketë regres. Mendoj që ka vlera. Besimi është vlera më e madhe. Një shqiptar ta fusësh me ekipin e Romës në atë moshë thotë gjithcka. Fatmirësisht kanë ndryshuar gjërat pozitivisht për shqiptarët që janë pjesë e sistemeve europiane. Nuk është më risi, por është realitet. Jam krenar dhe kënaqem kur e shoh grupmoshën e Kumbullës dhe të tjerët që po ecin.

Nuk kam informacion. Jemi me mendjen dhe sytë nga lajmet. Është situata më e vështirë që po kalojmë, po ne jemi në një moment tjetër. Përvec koronës është shtuar edhe bojkoti. Uroj të zgjidhen sa më shpejt. Jam pro zgjidhjeve me dashamirësi. Duhet të fillojë sa më shpejt. Gara duhet të fillojë sepse jemi profesionistë.

Besoj se bojkoti ka një arsye që është bërë. E vërteta është që futbolli shqiptar ka probleme që nuk duhen anashkaluar. Shumë trajnerët nuk e dinë nesër ku e kanë të ardhmen. Kanë punuar prej 40 vjetësh dhe politika në përgjithësi prej 30-40 vjetësh nuk e ka bërë anjë paketë apo ligj për Astrit Hafizin që është aty, apo Faruk Sejdinin, as për njerëz që kanë kontribute të jashtëzakonshme. Nuk është problemi se mund të fillojmë pas dy javësh se i kompensojmë, mund të luajmë të dielë dhe të mërkurë, por zgjidhjet duhet të jenë në favor të komunitetit. Duhet bërë një bazë ligjore, një pakt. Duhet që një shtet të mbështesë edhe sportin. Por edhe sporti duhet të jetë pak i sinqertë, sepse po hedhin shumë. Kam pak kohë që jam trajner i Kukësit dhe kam qenë prezent në disa prej marrëveshjeve që janë bërë me lojtarët. Janë shpenzime kolosale t’i japësh dikujt në këtë kohë korone mijëra euro duke mos filluar ndeshjet. Të gjitha dalin nga një burim dhe po nuk prodhove është e keqja e të gjithëve.

Nuk mund të caktojmë kush do të bëjë hapin mbrapa. Një shtet ku funksionojnë të gjitha institucionet duhet të ketë bashkëpunim dhe projekte e suport nga të dy palët. Bojkoti mbase nuk është në momentin e duhur. Por imagjinoni sikur Demi, Gjici e të tjerë për cfarë të hedhin lekët kur nuk kanë asnjë mbështetje financiare. Edhe oqean të ishte do mbaronte njëherë. Të bëjnë të dyja palët një hap përpara që të rregullohen gjërat. Vetëm në futboll nuk ulen për të gjetur gjuhën e përbashkët.

Ka pasur ndryshime totale. Një pjesë ka ikur me aprovimin e klubit, një pjesë tjetër ka qenë e njëanshme. Por edhe janë sjellë shumë lojtarë. Nuk flas vetëm për Ibraimin dhe Taipin. Koha do e tregojë. Janë kosto, një investim i madh i klubit. Është shumë e rëndësishme që daljet t’i kompensosh nga hyrjet. Nuk doja që disa lojtarë të iknin, por kishin vendosur të iknin. Të jem i sinqertë e kam kërkuar unë Telushin. E dija që do ishte një vlerë e shtuar. Por nuk kam qenë present në kontratat. Por u habita kur zbulova që kishte bërë kontratën se nëse i vinte një ofertë nga jashtë do të largohej. I uroj t’i shkojnë gjërat mirë.

Limaj ka cilësitë për të qenë kapiten. Nuk e dua liderin të flasi më shumë se unë. Unë doja të fusja një mentalitet tjetër. Cdo ndeshje mund t’i jepja shiritin njërit prej tyre, nga Gavazaj i vogël e deri të tjerët”, ka deklaruar Skënder Gega./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *