Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur pak ditë më parë, ku në një ndeshje boksi të zhvilluar në Shkodër, humbi jetën në ring boksieri bullgar. Por, historia rëndohet edhe më shumë, pasi boksieri që u nda nga jeta kishe ardhur me dokumenta të falsifikuara dhe nuk ishte personi që duhet të ndeshej.
Detaje të reja janë zbuluar mbi këtë histori, ku Isus Velickov, dokumentat e të cilit u përdorën për sfidën e boksit në Shqipëri, ka treguar se në të vërtetë ai nuk ëshë boksier por futbollist. Madje bullgari shton se personi që gjeti vdekjen në ring në të vërtetë nuk ishte boksier profesionist, për më tepër nuk është ndeshur më parë as në nivele amatore. Përgjegjësia këtu i takon trajnerit, menaxherit si dhe Unionit të Boksit Bullgar.
Në një intervistë për “Top Channel”, Velickov ka deklaruar:
“Unë nuk jam boksier, nuk jam marrë ndonjëherë me boks por me futboll. Të gjitha dokumentat janë të falsifikuar, trajneri i tij i di të gjitha ai është fajtori kryesor.
Para se ai të nisej në Shqipëri e pyeta se për çfarë bëhej fjale, por ai me tha, vëlla me jep dokumentet e tua personale sa të luaj një ndeshje. I thashë nëse trajneri e dinte këtë gjë se nuk doja që të më ndodhte mua ndonjë problem dhe ai me tha se nëse do të ndodhte gjë do të jepte të dhënat e tij dhe jo të miat. Ai asnjëherë nuk ishte stërvitur për boks dhe nuk e di se si e kane regjistruar si boksier, vetëm Boris dhe trajneri i tij mund ta dinë këtë gjë. Nuk e kuptoj se përse trajneri erdhi menjëherë ne Bullgari dhe nuk qëndroi që ti përgjigjej pyetjeve të mediave në Shqipëri. Ai ka marre me vete edhe dokumentet personale te Borisit
Me sa di ai nuk ka boksuar kurrë për para dhe nuk e di as se për çfarë shumë bëhej fjalë, as që do të shkonte në Shqipëri dhe as se për çfarë ndeshje bëhej fjalë. Ai më është lutur vetëm që të më merrte dokumentet personale dhe se nuk do të ndodhte asgjë e keqe. Asnjëherë nuk e kam ditur dhe aq më pak të kem marrë para kur ai paska luajtur me emrin tim. Ai nuk ka qenë boksier profesionist, vetëm stërvitej. Madje nuk kishte bërë ndeshje as në ligën amatore, ndërsa tani paska shkuar në një ndeshje me profesionistë me dokumente të falsifikuara”./Sport Ekspres/