Një lajm i trishtë ka ardhur së fundmi nga Gjermania. Futbollisti i Borussia Monchengladbac, Jordi Bongard, ka ndërruar jetë. Lojtari 20-vjeçar bëri një aksident automobilistik. Një talent i madh i skuadrës gjermane që kaloi të gjitha moshat dhe së fundmi firmosi një kontratë profesionale.
Gjithashtu Bongard kishte zhvilluar rreth 9 ndeshje me Kombëtaren e Gjermanisë për të rinjtë. Për shkak të kësaj që ndodhi, drejtuesit e klubit vendosën që të pezullonin të gjitha aktivitetet si edhe konferencën për shtyp para ndeshjes së radhës. /Sport Ekspres/