Kessie mbërriti në klubin katalanas si lojtari i lirë në verën e kaluar, por nuk luajti shumë, pasi në pjesën më të madhe të rasteve futej nga stoli. Për shkak të kësaj historie, kohët e fundit ka pasur spekulime se Kessie mund të largohet nga Barcelona dhe se klubi nuk është kundër shitjes së tij.
Dyshohet se në tavolinë Kessie ka një ofertë nga një klub nga Arabia Saudite, i cili i ofron Barcelonës një dëmshpërblim prej 30 milionë eurosh, që do të ishte një e ardhur e madhe për katalanasit. Kessie tha se dëshira e tij është të qëndrojë në Barcelonë dhe të luftojë për më shumë minuta dhe se nuk është aspak i interesuar të largohet.
Ndërkohë së fundmi është një foto nga pushimet në të cilat ndodhet aktualisht Kessie që po shkakton shumë polemika. Lojtari mban veshur tutat me stemën e Real Madrid dhe fanellën e Bayern Munchen. Tifozët e Barcelonës nuk mund ta përtypin kurrsesi një gjë të tillë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Kessie wearing bayern shirt and real madrid shorts lol ? pic.twitter.com/F2EZECUSmd
— ???? ?? (@RMCFhugge) June 26, 2023