Arda Guler është lojtari më i ri i Realit të Madridit. 18-vjeçari ishte shumë pranë transferimit te Barcelona, por “los blancos” ndërhynë në momentet e fundit dhe ndryshuar gjithçka. Lojtari turk është prezantuar në “Santiago Bernabeu”, ku ka dhënë edhe konferencën për shtyp.
Sigurisht që “tradhtia” në momentet e fundit ndaj Barcelonës ngjall kureshtjen e gazetarëve. Njëri prej tyre e ka pyetur Arda Gulerin për zgjedhjen e tij dhe ai është përgjigjur: “Barça më donte, por kur të do Reali i Madridit, atëherë diskutimi mbaron”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/