“Tradhëti, vuajtje dhe polemika”/ Thomas Strakosha i lë pas të gjitha, i merr vendin Pepe Reinës

Thomas Strakosha ka kaluar periudhën më të vështirë të këtyre viteve të fundit në karrierë. Që nga prekja nga COVID, për të vazhduar me dëmtimin e pësuar dhe më pas me vendin e marrë nga Pepe Reina. Një tjetër dëmtim i bezdisshëm e detyroj portierin shqiptar që të shkonte në Gjermani për të marrë një trajtim më të specializuar.

Rrugën ia prenë gazetarët gjermanë që “e detyruan” për të dhënë deklaratën e famshme: “E kush nuk do të dëshironte që të luante për Dortmundin?”. Por në klubet elitare të Europës nuk pranohen kurrsesi fjalë të tilla për një tjetër skuadër, për sa kohë bëhet fjalë për një lojtar që është në kontratë.

Mediat italiane raportuan asokohe se Igli Tare e priti menjëherë Strakoshën pasi mbërriti në Itali nga Gjermania për t’i shpjeguar gjithçka. Kjo është historia e së shkuarës dhe për gardianin e Kombëtares pritet që të hapet një tjetër dritare. Mediat raportojnë se Strakosha do të marrë vendin e Pepe Reinës shumë shpejt për të provuar që të fitojë sërish besimin e Inzagit dhe tifozëve. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online