Totre-Toli-Limaj! Tre muskutierët e Superiores, janë sekreti i recetës më të mirë që përgatit “kuzhinieri” Shehi

Tirana është duke kryesuar renditjen në Superiore dhe me plotë meritë. Bardheblutë i kanë mbyllur të dy fazat me 20 pikë të grumbulluara në secilën, si për të treguar se po mbajnë vazhdimësinë dhe nuk e njohin rënien në këtë kampionat.

Por cili është sekreti i Orges Shehit? Në një sulm që shkëlqen dhe në një mbrojtje që fut pak ujë, padyshim që duhet parë “diga” përpara. Totre-Toli-Limaj janë “tre muskutierët” që i kanë dhënë muskuj, por edhe shumë inteligjencë lojës së Tiranës.

E dëshmuar më së miri edhe në ndeshjen e fundit ndaj Kukësit, teksa të tre mesfushorët mbajnë të njëjtën lartësi në fushën e lojës dhe asnjë prej tyre nuk çalon, përkundrazi, është e vështirë që të gjesh lojtarin që dalloi mbi të tjerët. Ky është sekreti i “kuzhinierit” Shehi, që ka recetën me përbërsit më të mirë në Superiore. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *