Tortë dhe golat ndaj Partizanit sipër saj, trajneri i Besëlidhjes fiton bastin në emisionin sportiv

Besëlidhja ishte surpriza më e madhe në Kupën e Shqipërisë, teksa arriti të eliminonte Partizanin. Me rezultatin 3-0 arriti që të fitonte në takimin e parë, ndërsa humbja në shifrat 3-1 në kryeqytet i shërben vetëm statistikave, pasi kanë kaluar më tej dhe do të përballen me Tiranën.

Ndërkohë trajneri i Besëlidhjes, Plori, e kishte shfaqur sigurinë që më herët për të kaluar Partizanin. I ftuar më herët në “Ora Sport” kishte kërkuar edhe një tortë kur të kthehej sërish, pasi të kishte mbyllur hesapet me skuadrën e Sormanit. Ashtu edhe ndodhi, teksa në emisionin sportiv gjatë mbrëmjes së djeshme, televizioni i ka plotësuar dëshirën trajnerit të Besëlidhjes që e fitoi në një farë mënyre bastin e tij. Një tortë me numrin “4” që simbolizonte golat ndaj Partizanit i është dhuruar Plorit, që është shfaqur i buzëqeshur. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online