Më në fund Kamza merr një barazim, që i mungonte prej kohësh, duke qenë se kishte muaj që alternonte fitoret me humbjet. Pas disa humbjesh zhgënjyese, Kamza i kënaqet pikës me Vllazninë, më shumë për faktin se reagoi edhe me lojë.
Zëvendëstrajneri i Kamzës, Eldiano Topi, pas ndeshjes komentoi: “Vinim nga dy ndeshje negative, por në aspektin e lojës ishim më mirë në Gjrokastër. Ishim të bindur se skuadra do reagonte dhe sot u pa Kamza e zakonshme, me ritëm e lojë. Në pjesën e dytë ritmi ra, Vllaznia e menaxhoi më mirë situatën dhe diktoi ritmin. Kishte ardhur për një pikë dhe e mori, ndërsa ne dëshironim dhe kishim mundësi të fitonim, me rastet që patëm në pjesën e parë.
“Renditja? Po bëjmë maksimumin për të marrë pikët që na duhen për të arritur objektivin. Ndeshja u bë e bukur, e luftuar, arbitrimi ishte korrekt, ashtu si në ndeshjen e shkuar. Meritonim ta fitonim ndeshjen për atë që dhamë në fushë, por nuk na eci”.