Mezani: Nuk i shënoi arbitri 4 gola

Trajneri i Laçit, Gentian Mezani, si zakonisht është shfaqur mjaft i qetë pas fitores ndaj Flamurtarit. Refuzon të flasë për Europën, ashtu si refuzon të polemizojë për gjykimin, edhe pse një përgjigje e ka për Flamurtarin.

“Rexhinaldo është lojtar shumë cilësor, kur është në ditën e tij është shumë i rrezikshëm. Megjithatë, kur gjithë skuadra luan mirë, edhe ai shkëlqen.
“Eskerda? Është lojtar që i jep cilësi mesfushës, nuk mund ta krahasoj me Vucajn, janë lojtarë të ndryshëm.

“Europa? Është herët për të folur për Europën, renditja është shumë e ngjeshur dhe nuk mund ta shohim ende renditjen.

“Lulaj? Nuk luante titullar prej kohësh, nuk po arrinte të përshtatej me lojën që i kërkoja, por sot u kthye në pozicionin natyral dhe bëri mirë, duke e bërë mirë detyrën që i dhashë, sepse ka cilësi në lojë ajrore, por edhe me këmbë.

“Ruajtje forcat në Korçë? Jo, atje ndeshja mori rrjedhë negative shumë shpejt dhe na u anulua një gol që mund të ndryshonte ndeshjen. Kundër Flamurtarit ishte më e rëndësishme, një përballje direkte dhe luanim në shtëpi.

“Arbitrimi? Nuk mendoj se 4 gola mund t’i shënojë arbitri. Flamurtari në pjesën e parë thuajse nuk e goditi portën tonë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online