“Topi i Artë”, shans për Mbape, Nejmar e Modriç

Largimi i Lionel Mesit dhe Kristiano Ronaldos nga Botërori në Rusi ka hapur skenare të reja në garën për “Topin e Artë”. Me dy fituesit e dhjetë edicioneve të fundit që nuk janë më në garë për trofeun, tashmë është mundësia që dominimi i tyre për lojtarin më të mirë në botë të thyhet. Paraqitjet zhgënjyese të Mesit dhe Ronaldos mund ti japin fund “diktaturës” dhe të rinjtë janë gati të marrin trashëgimninë e tyre.

Kandidatët nisin nga “djaloshi i artë” i Francës, kilian Mbape. Pikërisht lojtari që ktheu në shtëpi jashtëtokësorin Mesi. Sipas kompanive të basteve, 19-vjeçari është kthyer në favorit për të fituar “Topin e Artë 2018”. Te Brazili një kandidat është Nejmar, por nuk mund të anashkalohet edhe fakti që në Kupën e Botës, ai që po shkëlqen më tepër te “seleçao” është Kurinjo.

Ky edicion mund të jetë një shans edhe për kapitenin e Kroacisë, Luka Modriç. Nëse do ta udhëhiqte skuadrën e tij drejt finales, gjeniu i Realit të Madridit mund të ndihmonte organizatorët e trofeut prestigjoz të riparonin gabimet e së kaluarës të bëra me lojtarë kalibri si Iniesta, Çavi apo Pirlo. Të tjerë kandidatë mund të jenë Harri Kejn i Anglisë apo Hazard dhe Lukaku të Belgjikës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *