Një ekuivalent i Topit të Artë është edhe “Golden Boy” që jepet nga “Tuttosport”, atje ku votojnë gazetarët sportiv më të njohur të shteteve të ndryshme. Këtu përfshihen futbollistët e rinjë që kanë lënë gjurmë në një sezon futbollistik.
Në listën e parë me 100 emra ishte i nominuar edhe Armando Broja për sezonin e zhvilluar me Viteshen. Madje sulmuesi shqiptar i mbijetoi edhe shkurtimit të parë të listës, duke përfunduar te 60 më të mirët.
Por në fund me vazhdimin e shkurtimit të listës, shenja e lënë në Eredivisie nuk i mjaftoi Brojës për të kërkuar më tepër. Ky çmim është akorduar në ditën e sotme dhe është marrë nga Pedri, lojtari i Barcelonës që ka lënë shumë gjurmë në futbollin profesionist dhe është vetëm 18-vjeç. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/