“Topi i Artë 2018”, klasifikimi final i “France Football”

Të gjithë sytë janë atje: te trofeu “Topi i Artë”. Në pritje, që të zbulohet fituesi i vitit 2018, për trofeun më të rëndësishëm individual, revista “France Football” ka nisur të publikojë pak nga pak renditjen finale.

Gjithçka nis nga vendi i 30-të, i cili ndahet nga portieri dhe kapiteni i Francës, Hugo Loris dhe mesfushori i Realit të Madridit dhe Spanjës, Isko.

Sipas votimeve, në vendin e 28-të pozicionohet uruguajiani i Atletikos së Madridit, Diego Godin. Në vendin e 25-të pozicionohen tre futbollistë, ku Manxhukiç është përkrah dy portierëve Alison Beker dhe Jan Oblak.

Në vendin e 22-të janë tre yje jo-Europianë: Edinson Kavani, Sadio Mane dhe Marselo.

Në vendin e 19-të pozicionohen tre lojtarë, braziliani Firmino, kroati Ivan Rakitiç dhe kapiteni i Realit e Spanjës, Sergio Ramos.

— #ballondor (@francefootball) December 3, 2018

Vendi i 17-të në renditjen e trofeut prestigjoz ndahet nga dy yje të Realit të Madridit, francezi Karim Benzema dhe uellsiani Garet Bejl.

— #ballondor (@francefootball) December 3, 2018

Renditja “Topi i Artë 2018”
15 : Paul Pogba (FRA / Man. Utd)
16 : Sergio Aguero (ARG / Man. City)
17 : Gareth Bale (Wales / Real Madrid)
17 : Karim Benzema (FRA / Real Madrid)
19: Roberto Firmino (BRE / Liverpool)
19: Ivan Rakitic (CRO / FC Barcelone)
19: Sergio Ramos (ESP / Real Madrid)
22: Edinson Cavani (URU / PSG)
22: Sadio Mané (SEN / Liverpool)
22: Marcelo (BRE / Real Madrid)
25: Alisson Becker (BRE / Liverpool)
25: Mario Mandzukic (CRO / Juventus Turin)
25: Jan Oblak (SLO / Atletico Madrid)
28: Diego Godin (URU / Atletico Madrid)
29: Isco (ESP / Real Madrid)
29: Hugo Lloris (FRA / Tottenham)

Në përditësim….

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *