Më në fund futbolli shqiptar do të rikthehet sërish në fushë dhe tifozët do të kenë mundësinë të shohin skuadrat e tyre të zemrës të luajnë. Kupa e Shqipërisë do të luhet në fundjavë, ndërsa mesjava e ardhshme do të jetë koha kur Superiorja do të zhvillojë ndeshjet e para për këtë sezon të ri.
Të gjitha përballjet do të luhen në të njëjtën ditë, më 4 nëntor. Në orën 13:45 do të jenë Kastrioti-Partizani dhe Bylis-Laçi ato që do të ngrenë siparin e edicionit 2020/2021. Më pas në orën 16:45 do të luhen edhe 3 ndeshjet e tjera. Teuta pret Skënderbeun dhe Vllaznia do të masë forcat me Apoloninë, ndërsa kryesfida e javës do të luhet mes dy rivalëve direktë për titull, Tiranës dhe Kukësit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/