Ironi e fatit! Nuk ka më tamponë për Ronaldon, fiton betejën me Covid-19 kur… nuk i duhej

0

Më në fund ka festë për Juventusin. Nuk ka më tamponë për Kristiano Ronaldon. 18 testime të bëra që nga koha e infektimit kanë mjaftuar për yllin portugez, i cili tashmë e ka mbyllur kapitullin e tij me pandeminë. Pas 19 ditësh klubi i Juventusit njofton se sulmuesi i saj ka shpallur fitoren ndaj Covid-19.

Një ironi e fatit kjo për Ronaldon, që fitorja i vjen atëherë kur … nuk i duhej. Vetëm dy ditë më parë ishte momenti kur Juventusi e kishte më tepër se kurrë të nevojshme të kishte yllin e saj në fushë për t’u ndeshur ndaj Barcelonës. Një sfidë e veçantë që do të risillte edhe njëherë duelin e më të mirëvve, aq shumë të munguar për të gjithë tifozët, mes Mesit dhe Ronaldos.

Por tamponi do të rezultonte sërish pozitiv dhe atë mbrëjme portugezi mund ta ndiqte përballjen vetëm nga ekrani i televizorit të tij, pasi në fushë do të mund ta luajë në “Kamp Nou”. Megjithatë sëmundja është lënë pas dhe 5 herë fituesi i Topit të Artë do të përpiqet të tregojë në ndeshjen e kthimit se sa shumë peshë ka lojë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.