Tomori promovon talentet, Hyseni: Tradita vazhdon

Mesfushori Eraldo Hyseni: Po të vazhdohet me këtë punë ndaj të rinjve, shumë shpejt do të rikthehet lavdia e një dekade më parë

Edi Spahiu

Prezantimi me sukses i disa prej futbollistëve të rinj, që ishin edhe debutues tek skuadra beratase në këtë kampionat, mund të thuhet me plot gojë se ka qenë një “bast” i fituar për drejtuesit e pankinës beratase në të dy periudhat e ndryshme. Si kur Tomori është drejtuar nga ish-tekniku Santiliano Dule, i cili është edhe “promotori” i afrimit të elementit të ri dhe me perspektivë vendas, duke i besuar edhe fanelën e titullarit, ashtu edhe pasardhësi i tij Gersi Arnëri. Kujtojmë që ky i fundit ka debutuar në moshën 17-vjeçare me beratasit në Superiore.

KUSH JANË – Sigurisht që të inkurajuar qysh në momentet e para kur mbërritën tek Tomori në verën e kaluar, duket se futbollistët e talentuar si: Hyseni, Buba, Ajdinaj, Dobra, janë bërë pjesë e rëndësishme e suksesit të skuadrës në këtë kampionat. Të ndihmuar jo vetëm nga politikat mbështetëse të klubit dhe stafit teknik, duket qartë se një peshë të rëndësishme në promovimin e tyre dhe formimin profesional, kanë edhe mbështetja maksimale që i kanë dhënë atyre futbollistët titullar dhe me eksperiencë të skuadrës, duke nisur nga ish-kapiteni Çaço, dhe me radhë ai aktual Bitri, dhe e gjithë pjesa tjetër e skuadrës.  

HYSENI – Në një prononcim që ka dhënë një prej këtyre futbollistëve të spikatur si mesfushori Eraldo Hyseni, theksi më së shumti është vënë tek vazhdimësia. “Bilancin në këtë rast e bëjnë më mirë se kushdo stafi teknik dhe sportdashësit tanë. Kur ne na vijnë vlerësime të tilla pozitive për punën që kemi kryer, detyrimisht që mbetemi të kënaqur dhe të falënderojmë për mbështetjen klubin dhe stafin teknik. Unë besoj se ashtu si kolegët e mi Buba dhe Ajdinaj, nuk kemi bërë tjetër veçse detyrën tonë për të justifikuar si mbështetjen që na është dhënë, ashtu edhe për t’u rritur profesionalisht në të ardhmen, ku do të na duhet vetëm që të ulim kokën dhe të punojmë. Nuk na mungon përkrahja e të gjithë faktorëve, dhe besoj se një falënderim shkon nga unë dhe kolegët e mi edhe për futbollistët me eksperiencë të skuadrës sonë, pa mbështetjen e të cilëve nuk do të ishim në këto nivele që janë për t’u vlerësuar, por aspak për të rënë në vetëkënaqësi. Gjithashtu ecuria jonë është e lidhur ngushtë edhe me punën e trajnerëve tanë, duke nisur nga U-19 me Iken Drobonikun, për të vijuar me Santiliano Dulen dhe së fundi me teknikun aktual Gersi Arbëri që na jep shumë motivim”, – ka theksuar Hyseni duke mbyllur prononcimin e tij.

Edi Spahiu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online