Komisoni i Disiplinës pranë Federatës së Futbollit të Bosnjës ka gjobitur me 250 euro trajnerin e skuadrës së Shiroki Brijeg, Goce Sedloski.
Arsyeja është disi komike. Tekniku maqedonas duhet ta paguajë këtë gjobë për shkak se kishte veshur xhinse gjatë takimit të javës së shkuar ku skuadra e tij u përball me Sarajevon. Xhinset janë një ndër disa artikujt që ndalohen të përdoren nga trajnerët, pasi konsiderohen si shkelje e kodit të veshjes të hartuar nga federata e shtetit “fqinj”.
Krahas xhinseve, federata boshnjake nuk lejon veshjen e tutave me prerje të shkurtër dhe sandalet.