Nga mbyllja e Koronavirusit te tërmeti i ndjerë në ditën e sotme në Madeira të Portugalisë. Një situatë aspak e mirë kjo e përjetuar nga ana e Kristiano Ronaldos. Ky i fundit refuzoi të kthehej në Itali duke parë gjendjen, ndërsa gjendet i mbyllur në shtëpi për shkak të gjendjes aktuale.
Por një tërmet ka rënë në Portugali gjatë mëngjesit të sotëm. Sipas asaj që raporton “Calciomercato”, kjo ka sjellë edhe shumë frikë te banorët atje. Megjithëse nuk ka shkaktuar dëme apo viktima, por u përjetua edhe për shkakun e karantinimit dhe për faktin se nuk duhej të dilnin nga shtëpia e tyre.
Ndërkohë gjendja psikologjike e yllit të Juventusit është e rënduar në kohët e fundit dhe kërkon shumë për t’u përmirësuar në këtë pjesë. Frika ishte e madhe edhe për të rezultuar me Koronavirus pas prekjes së Ruganit, por fatmirësisht nuk rezultoi i tillë. E vetëm pak javë më parë, do të shkonte menjëherë në shtëpi pasi mamaja ndodhej në gjendje të rëndë pas një goditje në tru. /Sport Ekspres/