Ekskluzive/ Dëgjoni mjekun e Vllaznisë që po sakrifikon: Stërvitjet individuale janë ta gabuara tani, nuk dihet si e merr

Ilirjan Haxhaja nuk është shpëtimi vetëm i lojtarëve të Vllaznisë, por edhe i komunitetit në tërësi. Në kampionatin që është mbyllur për shkakun e Koronavirusit, vjen një detyrë edhe më e rëndësishme për këtë mjek, pasi tani luhet me jetën.

Nuk bëhet fjalë për një ndeshje futbolli, por për një situatë dramatike që ka mbërthyer gjithë botën dhe me pandeminë që ndodhet në zemër të Europës. Haxhaja është thirrur edhe nga Policia në Koplik, duke shkuar për të dhënë kontributin e tij të menjëhershëm dhe për të parë gjithë stafin me kontrolle, nëse mund të kenë marrë ndonjë infektim.

Situatë e rrezikshme kjo, pasi ende nuk dihet saktësisht sesi mund të merret Koronavirusi, përpos të gjitha këshillave të përsëritura. Në intervistën për “Sport Ekspres”, Haxhaja këshillon edhe lojtarët që të mos bëjnë stërvitje individuale, pavarësisht se kjo ka ardhur si këshillë nga shumë trajnerë.

Atëherë nga gjithë karriera juaj, a është kjo situata më alarmante sa i përket mjekësisë?

Kjo është një situatë e vështirë për mjekësinë, si mund të jetë dhe situatë në luftë. Unë kam kryer dhe shumë raste të emergjencave civile në Itali, me rastet e përmbytjeve të lumit, në veri të Italisë ku u përmbytën edhe shumë shtëpi, toka. Atje kishte shumë të sëmurë, por spitalet në Itali e përballuan. Ndërkohë kanë ndodhur edhe përmbytje në vendin tonë para disa vitesh, unë isha në emergjencat civile në bashkinë e Shkodrës dhe sërish ia dolëm me sukses. Por tani me Koronavirusin, është diçka tjetër. Situata ndryshon, që do shumë kujdes se edhe Italia ka shumë vështirësi në përballimin e shtrimeve pasi në veri të tyre përhapja është shumë e madhe

Po situata te Vllaznia si është paraqitur,ka pasur panik te lojtarët nga prekja nga virusi, apo e kanë kaluar lehtë?

Situata te Vllaznia është e qetë, që kur u përhap Koronavirusi ne morëm masat si klub. Duke bashkëpunuar me FSHF-në për zbatimin e kërkesave, ne dolëm në stërvitje, filluam kontrollin rutinë për vlerësimin e gjendjes së lojtarëve, matjen e temperaturën, provën e frymëmarrjes, matjen me kamer termike të ekipi A dhe Vllaznisë B. Na ka rezultuar mirë.

Por bëjmë të ditur se rreth këtij virusi ka shumë të paqarta dhe mësohet ende qartësisht as sesi merret. Kryem disefektimin në fushën sportive ku stërvitemi dhe vazhdojmë të komunikojmë në telefon me lojtarët. Këto masa janë të rekomanduara edhe nga Ministria e Shëndetësisë dhe i rekomandojë edhe klubeve të tjera që t’i zbatojnë. Unë nuk jam që sportistët të kryejnë stërvitje individuale tani, ashtu si mund të rekomandojnë trajnerëve e ekipeve për stërvitje individuale. Mendimi im, por kjo është e gabuar. Duhet të zbatohen masat e rekomanduara dhe të rrimë në shtëpi.

Tashmë jeni edhe në shërbim të qytetarve. A ekziston frika personale gjatë kontrolleve të bëra ndaj njerzëve?

Vazhdoj të jem në punë edhe tani, në shërbim për të dhënë kontributin tim. Është detyrim moral që të ndihmojmë. Për momentin jam në Komisariatin e Policisë në Koplik, ku kemi kontrolluar të gjithë stafin dhe kryejmë disefektimin e ambienteve përditë.Frika që kemi është normale, pork jo nuk duhet të gjej vend tek ne. Për të punuar masat nga shteti ynë janë marrë, ka bazë materiale, por rreziku për infektim mbetet i madh.

Po familjarët e tu, si po e kalojnë këtë moment kur je në “front të parë të luftës”?

Normalisht që ka frikë të madhe në familje, por kjo është puna ime, më mbështesin dhe japin kurajo. Mundohem që të respektojnë saktësisht edhe rregullat e higjenës. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online