Tjetër tronditje për Milanin! Fiziku nuk po i përgjigjet, Ibrahimoviç dëmtohet prapë te Suedia

Rikthimi i Zllatan Ibrahimoviç ishte mjaft me fat për Suedinë, e cila siguroi 6 pikë në dy ndeshje. 39 vjeçari dhuroi perkatësisht nga një asist si në ndeshjen ndaj Gjeorgjisë edhe ndaj Kosovës. Por duket se sulmuesi i Milanit është i pafat, pasi ka marrë një dëmtim dhe do të mungojë në sfidën ndaj Estonisë.

Më shumë sesa Suedinë, ky lajm dëmton skuadrën e Milanit dhe veçanërisht Piolin, i cili gati përgjatë gjithë sezonit 2020-2021 nuk e ka pasur asnjëherë skuadrën e plotë. Falja e dënimit të Rebiçit ishte një gëzim për trajnerin dhe tifozët e Milanit, por ridëmtimi i Ibrës ka rikthyer përsëri trishtimin në kampin kuqezi, në kohën që rrezikojnë vendin e katërt në kampionat. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online