Mesfushori shqitar, Adrijon Pajaziti ka hedhur një tjetër hap në grupmoshat e Fulham në Angli. Paraqitjet e mira dhe aftësitë që mbart me vete kanë bindur drejtuesit e klubit që të bëjnë kapërcimin e lojtarit nga ekipi U18 në atë U23.
Futbollisti ka nënshkruar një kontratë profesioniste me Fulham, duke shënuar një ngjarje të veçantë në karrierën e tij. Fjalë pozitive për të vijnë edhe nga goja e drejtori i Akademisë, Huë Jennings, i cili thekson se Pajaziti ka mundësinë të zgjedhë mes Anglisë, Kosovës dhe Shqipërisë në nivel përfaqësuesesh.
“Adrioni ka aftësi të shkëlqyera krijuese dhe po zhvillohet si një mesfushor qendre. Prindërit e tij erdhën në Mbretërinë e Bashkuar pas luftës në Ballkan dhe Adrion ka mundësinë të luajë për Kosovën, Shqipërinë dhe Anglinë”, ka thënë Jennings./Halit Delibashi-Sport Ekspres/