Tjetër paraqitje për t’u harruar nga Gjimshiti, “Eurosport”: Po vallëzonte! Të lutem, rikthehu

Berat Gjimshiti nuk është në formën më të mirë aktualisht. Në përballjen e fundit që u zhvillua ditën e sotme mes Atalantës dhe Fiorentinës, u përfundua me rezultatin 2-2. Më parë ekipi nga Bergamo kishte pësuar 4 gola në transfertë ndaj Dinamos së Zagrebit.

Megjithëse në dy golat e pësuar ndaj Fiorentinës, Gjimshiti nuk kishte peshë faji direkte, niveli i treguar në fushë nuk ka qenë më i miri i mundshmi. Në të dy realizimet do të ishin gabimet fatale të Palominos që vendosën edhe fatin e një ndeshje që me pak kujdes mund të ishte fituar.

“Eurosport” ka bërë edhe vlerësimet e ndeshjes, ku pas Palominos, vlerësimi më i dobët te Atalanta vjen për Gjimshitin me notën 5: “Po vallëzonte me dy sulmuesit e Fiorentinës. Të lutem, rikthehu”. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online