Më datat 16 – 18 Nëntor 2018 në Beijing të Kinës, u zhvillua Kampionati Botëror i Fitness-it në Ligën Profesionale për femra “IFBB Elite Pro World Championship”, ku mori pjesë sportistja shqiptare Gentiana Beqa.
Në kategorinë Wellnes Fitness, ajo triumfoi në finale për medaljen e argjendtë me pikë të barabarta me vendin e parë, brazilianen Angela Borges, duke vazhduar sukseset e saj për herë të pestë radhazi. Më herët ajo është shpallur Kampione Bote si përfaqësuese e Kosovës, por dëshira e saj e zjarrtë ishte, që në Kinë të debutonte me ngjyrat kuq e zi, meqenëse para disa muajsh ka fituar shtetësinë si qytetare shqiptare.
Në botërorin e radhës që do të zhvillohet në muajin Maj 2019 do të vazhdojë përgatitjet me stërvitje me speciale nga dy trajnerët e saj, Asdren Ahmeti dhe Elvin Beqa për qenë pretendente e sigurt e Medaljes së Artë.