Tjetër lojtar humb Kombëtaren! Barcelona shënon 3 gola për 30 minuta, Marash Kumbulla del nga fusha

Tjetër lojtar duket se ka humbur Kombëtaren për ndeshjet e nëntorit. Jemi para finaleve të rëndësishme në Ligën e Kombeve, por lista e lojtarëve të Shqipërisë me futbollistët e dëmtuar vetëm sa po shtohet.

Barcelona është duke luajtur kundër Espanjolit, atje ku Marash Kumbulla e nisi si titullar. Tre gola të shënuar nga katalanasit për 30 minuta, ku dy prej tyre u realizuan nga Olmo dhe një tjetër nga Raphinha.

Marash Kumbulla ka tërhequr muskulin dhe është detyruar që të largohet nga fusha pa u mbyllur ende pjesa e parë. Në minutën e 40, mbrojtësi shqiptar doli i dëmtuar nga fusha e blertë, ndërsa për dëmtime të tilla, zakonisht lojtarët mungojnë 3-6 javë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/