Tjetër kuqezi drejt hapit të madh, Butrint Ahmeti pranë firmës me klubin e madh turk

Nga Endri Çinari

Në vitet e fundit futbollistët shqiptarë si nga Shqipëria, Kosova apo edhe Maqedonia e Veriut po zënë një vend të rëndësishëm në futbollin europian. Talentet kuqezi po kërkohen kudo, e duken si një treg interesant për skuadrat e huaja. Një emër që duket se ka marrë vëmendjen e një klubi gjigand si Besiktas duket se është Butrint Ahmeti.

I lindur në datën 21.01.2004, futbollisti i lindur në Kosovë ka nisur prej disa ditësh një periudhe prove në skuadrën turke. Djaloshi vetëm 17-vjeçar aktivizohet në rolin e mesfushorit ku i mbulon gjithë pozicionet në këtë rol ka spikatur me lojën e tij tek skuadra kosovare e 2 Korrikut, me të cilët u shpall edhe kampion në sezonin që u mbyll, ku Butrinti u shpall edhe lojtari më i mirë i sezonit.

Kjo ka bërë që të tërhiqet vëmendja e një klubi shumë të madh si Besiktas. Që duket se tek djaloshi kosovar ka një shpresë të madhe për të ardhmen. Ahmeti gjithashtu ka qenë pjesë e vazhdueshme e grumbullimeve në kombëtaren e Shqipërisë, ku pritet që edhe në grumbullimin e rradhës të jetë pjesë e kuqezinjve.

Patjetër që për mesfushorin rruga sapo ka filluar dhe është e vështirë, por cilësitë që ka treguar duket se thonë shumë për të ardhmen e ndritur që mund ta presë. Tani edhe ne duhet të presim që ndoshta një “yll” tjetër i futbollit shqiptar të bëjë emër në Europë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online