Tjetër histori motivuese, Alberto Cavagnis e sponsorizon: Selmani është portier modern, i duhet Italisë

Gentian Selmani do të shërbej si një tjetër histori motivuese për futbollistët shqiptarë që luajnë në vendin tonë. Sigurisht që kulmi dhe rasti më i freskët është Olainka, që ka qenë në elitën e futbollit tonë, ndërsa para pak kohësh i shënoi Interit në “Champions League” apo duke bërë edhe paraqitjet fantastike ndaj Barcelonës.

Këtë herë do të flitet për ish-portierin e Laçit, që pas arritjes te Menemespori, është gati të bëj hapin e madh në karrierë. Mediat në Itali e dërgojnë te Torino si zëvendësuesin e Sirigu, ndërsa “Torinogranata.it” është interesuar dhe ka pyetur Alberto Cavagnis për profiling e lojtarit.

“Selmani është një portier 1.90, që është modern dhe ka teknikë të lartë mes shtyllave. Por në të njëjtën kohë ai di sesi të luajë mirë me këmbë. Padyshim profili i një lojtari që i duhet Italisë”, ka thënë Cavagnis, duke e sponsorizuar emrin e Gentian Selmanit. Një vlerësim real dhe i çmuar nga një person që më parë ka qenë skaut i Udinezes dhe njëkohësisht ekspert për talentet e Ballkanit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online