Tjetër dorëheqje, ikën edhe ndihmësi i Duros

Flamurtari nuk po gjen qetësi dhe në prag të sfidës delikate kundër Teutës të dielën klubi vlonjat është pa trajner e pa ndihmëstrajner. Pas Shpëtim Duros, i cili u largua pas eliminimit të hidhur nga kupa, tashmë është larguar edhe Jeton Beqiri.

Ky i fundit erdhi nga Maqedonia për të punuar krah Duros, me të cilin kishte punuar edhe te Shkëndija, ndërsa ditët e fundit administratori Sinan Idrizi kishte deklaruar se do të bisedonte me të për të drejtuar skuadrën deri në fund të majit.

Megjithatë, Beqiri është menduar gjatë dhe nuk ka pranuar të vijojë pa Duron.

“E kam shumë të vështirë, por më duhet të deklaroj largimin. Dua t’i falënderoj të gjithë për atë çfarë kalova te Flamurtari. U kërkoj falje edhe tifozëve dhe drejtuesve për dy muajt e fundit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *