Lajme jo të mira vijnë nga Spanja. Rei Manaj ka pësuar një dëmtim ditën e sotme, teksa po stërvitej me ekipin e Albasetes. Sulmuesi i kombëtares, ka lënë në gjysëm seancën stërvitore dhe tashmë pritet më ankth të mësohet shkalla e dëmtimit të tij.
Dëmtimi i Manajt ka ardhur si pasojë e një ndërhyrje të mesfushorit të njohur, Sulei Muntarit. Për 21-vjeçarin, ky është dëmtimi i dytë, pas atij të pësuar në ndeshjen ndaj Granadës një muaj më parë, që e la jashtë ekipit për ndeshjen ndaj Sporting Gijon
Sulmuesi ynë po përjeton një sezon të mirë me Albasetes, ku ka shënuar plot pesë gola. Ekipi i tij është kryesues në Segunda Division dhe pretendente kryesore për t’u ngjitur vitin e ardhshëm në La Liga.