Titulli kampion nuk e shuan rivalitetin, Tirana dhe Laçi në duel të heshtur për… “këpucën e artë”

Titulli kampion u vendos një javë më parë, kur Tirana mposhti Partizanin në derbi dhe fitoi trofeun për të 26-n herë në histori. Në fillim të sezonit kandidaturat ishin të shumta, por Laçi ishte i vetmi që i rrezikoi më shumë rrugëtimin bardhebluve.

Megjithëse çështja e titullit kampion përfundoi, rivaliteti mes këtyre dy skuadrave ende nuk është shuar. Tirana dhe Laçi kanë hyrë në një duel të heshtur në këto tre javë të fundit të “Abissnet Superiores”. Trajnerët kanë vendosur të bëjnë rotacion në këto përballje të mbetura, por dy lojtarë nuk i mungojnë 11-shes titullare.

Seferi për bardheblutë dhe Guindo për kurbinasit. Secili prej sulmuesve në fjalë mban autorësinë e 17 golave të shënuar deri më tani në kampionat, duke e bërë bërë garën për “këpucën e artë” më emocionuese deri në fund të sezonit. Si Seferi, ashtu edhe Guindo e kanë dhënë kontributin e tyre për skuadrën, tashmë është koha që ekipet e tyre të punojnë për ta./Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online