17 vjeçari Lewis Hall ka plotësuar ëndrrën e tij duke debutuar me skuadrën e parë të Chelseat. Hall arriti të lërë gjurmën e tij në ndeshjen ndaj Chesterfield, ku ia doli të dhurojë një asist. Gjithashtu djaloshi theu një rekord historik në skuadrën e “bluve”, teksa bëhet lojtari më i ri që debuton me fanellën e Chelsea.
Në intervistën pas ndeshjes, Leëis Hall u shpreh mjaft i lumtur për këtë sukses. “Është një ëndërr e bërë realitet. Është diçka për të cilën kam punuar që në fëmijëri. Dhe ja dola sot… Më duhet t’i falënderoj të gjithë. Familjen time, menaxherin, fansat që më bëjnë të ndihem shumë mirë.
Unë i kam arritur synimet e mia për këtë sezon, madje i kam tejkaluar. Kur të kthehem në shtëpi, do të më duhet të kaloj disa ditë për të marrë veten dhe të mendoj se çfarë do të ndodhë më pas.”- u shpreh mjaft i lumtur djaloshi 17 vjeçar. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/